Flash

Dhunoi dhe tentoi të godiste bashkëjetuesen me thikë, arrestohet 39-vjeçari në Shkodër

Lapsi.al 16 October 2026

Dhunoi dhe tentoi të godiste bashkëjetuesen me thikë, arrestohet

Një 39-vjeçar është arrestuar në Shkodër, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij dhe ka tentuar ta godasë me thikë në banesë. Ngjarja është regjistruar në lagjen “Partizani”. Sipas policisë, efektivët e kanë kapur 39-vjeçarin me inicialet A. D. në momentin kur po tentonte të godiste me thikë bashkëjetuesen e tij. Gjatë ndërhyrjes, uniformat blu kanë sekuestruar edhe thikën, e cila do të shërbejë si provë materiale.

E dëmtuara ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në përfundim të veprimeve procedurale, 39-vjeçari, banues në Shkodër, u arrestua në flagrancë. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI