Flash

Berisha: PS ka rënë në 29%, ndaj jo më letargji në radhët e PD

Lapsi.al 27 August 2026

Partia Demokratike ka mbledhur pasditen e kësaj të enjteje Këshillin Kombëtar. Kryetari Sali Berisha tha se PS ka rënie të ndjeshme në sondazhe. 

“Kundërshtari ynë ka 29% rënie në sondazhe, pra është në vdekje politike. Edhe ndërkombëtarisht, Edi Rama ka vdekur politikisht. Është shkonfiguruar. U shpërbë. U shpërbë para syve të opinionit publik ndërkombëtar se shqiptarëve po e po. Çdo gazetar që hyri në zyrën e tij, doli i bindur se ky është i skaduar. Ky është i shpërfytyruar. Ai ka vdekur politikisht” – tha Berisha duke nënvizuar se kjo situatë duhet të shfrytëzohet nga opozita. 

“Të gjitha këto duhet të frymëzojnë çdo demokrat, por mbi të gjitha duhet t'i japin motivimin për të çuar përpara procesin më jetik që kemi nisur, ripërtëritjen. 

Kush do ta bëjë ripërtëritjen thoni ju? Ju do ta bëni ripërtëritjen. Kjo është. Si do ta bëjmë? Do ta fillojmë nga vetja ripërtëritjen dhe do ta shtrijmë në të gjitha nivelet. Natyrisht, epiqendra e ripërtëritjes është anëtari i saj. 

Në dy aspekte s'mund të kënaqemi ne. Së pari, me shkallën e aktivizimit të tyre. Së dyti, me ripërtëritjen e radhëve të tyre me anëtarësime të reja, me vlerat e reja. Nuk pranohet më letargji në radhët tona. Jo!” – tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI