Flash

PD mbledh Këshillin Kombëtar, Berisha kërkon angazhim në Tik Tok

Lapsi.al 27 August 2026

Partia Demokratike ka thirrur sot pasdite Këshillin Kombëtar. Mbledhjen e hapi kryetari i PD, Sali Berisha, i cili në fjalën e tij urdhëroi drejtuesit e partisë që të mos i ndahen Tik Tok-ut.

Berisha deklaroi se që partia të ripërtërihet është kusht themelor inteligjenca artificiale dhe qëndrimi sa më shumë në Tik Tok.

 
“Gatishmëria për të përqafuar mjetet dixhitale, proceset e bazuara në të dhëna dhe teknologji të reja, si inteligjenca artificiale, tregojnë një kuptueshmëri se modernizimi organizativ nuk është vetëm një zgjedhje, por një kusht themelor për efikasitetin politik, reagimin e shpejtë dhe konkurrueshmërinë afatgjatë. Për ripërtëritjen pra, është kusht themelor për t’u ripërtërirë. Zotëri, nuk mund të thuash ç’më duhet mua Tik Toku. Nuk mund të dalësh jashtë Tik Tokut, sepse kemi 40% të elektoratit që merr lajmet nga Tik Tok, është një gjeneratë. Ata konstatojnë se anëtarët nuk kanë asnjë burim të vetëm autoritar nga i cili ata mund të marrin informacion për një qëndrim të partisë”, tha Berisha.

Nuk dihet nëse drejtuesit e PD do të zhvillojnë takime reale me anëtarësinë, apo do të fokusohen te videot e Tik Tok-ut.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI