Flash

Nesër masa e sigurisë, Gys Agasi del në gjykatë për aferën e AKSHI-t

Lapsi.al 27 August 2026

GJKKO do të zhvillojë nesër në orën 09:30 seancën për caktimin e masës së sigurisë ndaj biznesmenit Ergys Agasi, i cili u arrestua mbrëmjen e së mërkurës në zonën e Plepave në Durrës pas tetë muajsh në kërkim.

Një ditë më parë, Agasi u vu në pranga gjatë një operacioni të koordinuar nga SPAK-u dhe Forcat e Posaçme Operacionale. Automjeti i tij, që drejtohej nga ish-zyrtari i Policisë, Ulian Shpataraku, u pikas në Elbasan dhe u ndoq nga autoritetet derisa u rrethua në një zonë me trafik në Plepa. Gjatë kontrollit, dy të arrestuarve u gjetën me vete 4 mijë euro cash.

Agasi dyshohet se në bashkëpunim me biznesmenin Ermal Beqiri, i arrestuar më parë në Francë, kishte ngritur një grup të strukturuar kriminal brenda Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Sipas hetimeve, grupi paracaktonte tenderat miliona eurosh në favor të kompanive të Beqirit, ndërsa Agasi dyshohet se urdhëronte deri në rrëmbimin e rivalëve në biznes për t'i detyruar të tërhiqeshin nga garat publike.

Për këtë aferë korruptive dhe kriminale janë nën hetim edhe ish-drejtuesja e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, zëvendësja e saj, si dhe zyrtarë të lartë policie e biznesmenë të tjerë. Ndaj Agasit rëndojnë akuzat për grup kriminal, pastrim parash, shkelje të barazisë në tendera, konkurrencë të paligjshme dhe heqje të paligjshme të lirisë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI