Flash

Rrëmbimi i Jan Prengës, arrestohet në Londër i kërkuari nga SPAK

Lapsi.al 27 August 2026

Dokumentet e gjykatës të ekstradimeve në Londër “Westminster Magistrate Court”, tregojnë se është arrestuar për qëllim ekstradimi, Korado Gështënja. Në Angli ai përdorte edhe mbiemrin Kështenja dhe emrin e rremë James Martin.

Kësaj gjykate iu tha se 35-vjeçari shqiptar kërkohet mbi bazën e një urdhër-arresti lëshuar nga SPAK dhe miratuar nga GJKKO, për veprat penale të rrëmbimit dhe komplotit për importimin e drogave të Kategorisë A.

Përfaqësuesi i shtetit shqiptar në këtë proces ekstradimi tha se Korado Gështënja më ose rreth datës 17/01/2020, ka  privuar në mënyrë të paligjshme nga liria Jan Prengën, kundër vullnetit të tij.

“Më ose rreth datës 17/01/2020, ju keni bashkëpunuar në formën e një komploti me persona të tjerë për të importuar/eksportuar droga të Kategorisë A nga Ekuadori, konkretisht kokainë, në kundërshtim me ndalimin në fuqi për këto mallra” i tha prokurori Gështenjës.

Seanca e radhës e ekstradimit do të jetë më 02/09/2026 ora 10:00 ndërsa Gështenja mbahet në një paraburgim të Londrës. Mbetet e paqartë si i riu shqiptarë banues në St Leonards On Sea hyri në Angli.

Sipas raportimeve nga dosja e SPAK rezulton se Korado Gështenja ishte pjesë e vëzhgimit dhe më pas rrëmbimit të Jan Prengës. Ai u rrëmbye në zonën e Kamzës dhe më pas u dërgua në një resort në Shijak, ku edhe u pa për herë të fundit.

Sipas hetimeve, ai u mbajt peng dhe u torturua, ndërsa trupi i tij nuk është gjetur ende. Prokuroria ka provuar se rrëmbimi i Jan Prengës ishte porositur si akt hakmarrjeje për një sasi droge të humbur në Angli, ku përfshihej vëllai i viktimës, Ndrek Prenga. Në këtë ngjarje dyshohet të jetë i përfshirë edhe Dritan Rexhepi./ Top Channel

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI