Flash

E rëndë në Florida, tre fëmijë shqiptarë digjen brenda në banesë

Lapsi.al 27 August 2026

Tre fëmijë kanë humbur jetën në një zjarr që përfshiu një banesë dykatëshe në zonën Mandarin të Jacksonville, Florida. Sipas informacioneve të komunitetit shqiptar, familja është me origjinë nga Shqipëria.

Zjarri ka rënë rreth orës 05:13 të mëngjesit të së mërkurës në Windergate Drive. Zjarrfikësit mbërritën rreth katër minuta më vonë dhe gjetën flakë të mëdha në katin e parë dhe tym të dendur në katin e dytë.

 
Dy të rritur dhe dy fëmijë arritën të dilnin nga banesa para mbërritjes së zjarrfikësve. Ata u dërguan në spital, ndërsa tre fëmijët e tjerë u gjetën pa shenja jete brenda banesës.

Sipas komunitetit shqiptar, familja kishte pesë fëmijë. Fëmijët që humbën jetën raportohet se ishin dy binjakë 11-vjeçarë dhe një djalë 2-vjeçar.

Një bebe 2-muajshe dhe një i rritur raportohet se u nxorën nga dritarja e katit të dytë, ndërsa njerëzit që ndodheshin pranë banesës ndihmuan në kapjen e tyre.

Familja, sipas komunitetit shqiptar në Jacksonville, është me origjinë nga Lushnja dhe jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara.

Zjarri u vu nën kontroll rreth orës 05:38. Banesa u shkatërrua, ndërsa dy banesa të tjera pranë saj u dëmtuan

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI