Flash

Zbulohet ftesa që Berisha ka marrë për të vizituar SHBA-të pas heqjes së Non Gratës

Lapsi.al 27 August 2026

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka marrë një ftesë nga International Democracy Union (IDU) për të qenë pjesë e delegacionit të saj në Konventën Kombëtare të Partisë Republikane 2026, që do të zhvillohet në Dallas, Teksas, më 9 dhe 10 shtator.

Në letrën zyrtare, të datës 7 gusht 2026, sekretarja e përgjithshme dhe drejtoresha ekzekutive e IDU-së, Tina Mercep, konfirmon pjesëmarrjen e Berishës si anëtar i delegacionit të organizatës në këtë aktivitet.

“IDU është e kënaqur që ju do t’i bashkoheni delegacionit dhe jemi të bindur se pjesëmarrja juaj në këtë mbledhje historike të Partisë Republikane do të jetë me vlerë për ju dhe Partinë Demokratike të Shqipërisë”, thuhet në letrën drejtuar Berishës.

Sipas ftesës, detajet për organizimin e delegacionit, akreditimin dhe programin e aktiviteteve do t’u komunikohen pjesëmarrësve nga sekretariati i IDU-së në vijim. Kujtojmë se vizita e Berishës në SHBA vjen pas vendimit të DASH për të hequr non-gratën ndaj kreut të PD-së.

Nuk ka ende një konfimrim nga Berisha apo nga PD që Berisha do ta pranojë ftesën dhe do të vizitojë SHBA-të. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI