Flash

“Bashkohuni me ne”, “çohuni nga kafja”/ Protestuesit marshojnë në Bllok

Lapsi.al 27 June 2026

Gjatë marshimit në rrugët e Tiranës, pjesëmarrësit në protestë u bënë thirrje qytetarëve t'u bashkohen demonstratës. Teksa kaluan në zonën e ish-Bllokut, protestuesit iu drejtuan qytetarëve të ulur në lokale me thirrjen: "Çohuni nga kafja dhe ejani me ne", duke i ftuar të bëhen pjesë e protestës.

Gjatë gjithë marshimit u dëgjuan vazhdimisht sloganet "Rama, jep dorëheqjen", "Pa rini nuk ka Shqipëri", "Poshtë patronazhistët" dhe "Edi Rama, o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj pazar".

Organizatorët ritheksuan se protesta është paqësore dhe se do të vijojë çdo ditë deri në plotësimin e kërkesave të tyre. Mes tyre janë dorëheqja e kryeministrit dhe qeverisë, krijimi i një qeverie teknike tranzitore, ndryshime kushtetuese dhe shfuqizimi i disa ligjeve që, sipas protestuesve, cenojnë interesin publik.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI