Flash

Ambasadorja e BE-së: Shqipëria të çojë deri në fund reformat e nisura

Lapsi.al 28 September 2026

Ambasadorja e BE-së në Shqipëri Sofia Moreira se la Sousa, në fjalën e saj në Konferencën Ndërqeveritare tha se zgjerimi për në Bashkimin Europian është një projekt politik. 

Sousa u shpreh se e ardhmja e Shqipërisë është gjithmonë e më e prekshme.

Bëri thirrje që gjithë shoqëria shqiptare të përfshihet në diskutime, që ndihmojnë në procesin e integrimit.

Ambasadorja e BE-së në Shqipëri Sofia Moreira de la Sousa: Nuk ka vend më të mirë për të diskutuar zgjerimin sesa mes deputetëve, sepse zgjerimi është projekt politik. Integrimi është një projekt që bën bashkë popujt e ndryshëm.  

Shqipëria ka hapur 6 grup-kapitujt, Tirana zyrtare ka arritje të mira. E ardhmja europiane e Shqipëisë po bëhet gjithmonë e më shumë e prekshme. Reforma në drejtësi është një reformë që ka ndihmuar në forcimin e drejtësisë, Shqipëria ka ecur në kuadrin ligjor për të drejtat e njeriut, mbrojtjen ndaj dhunës me bazë gjinore, mbrojtjen e të dhënave. 

Me planin e Rritjes së Planit të BE Shqipëria po përfiton nga ata gjëra, që përfitojnë aktualisht vendet anëtare. Për ne kyçe është që qytetarët shqiptarë të ndjejnë procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian. Ne jemi të interesuar që Shqipëria të ketë institucione demokratike. Kuvendi ka një rol kyç në procesin e integrimit të vendit në BE, sepse Kuvendi është zëri i qytetarëve, ofron mundësinë që të debatohen vendimet politike.  

Kjo është shumë e rëndësishme, kur Shqipëria dëshiron të ecë përpara me reformat. Duhet të përfshihet e gjithë shoqëria në integrim. Ne këtu jemi duke shkëmbyer përvojën, njohuritë dhe përditësinë e punës sonë. 

Rrugëtimi i Shqipërisë në BE e ka shndërruar vendin, por ky shndërrim duhet të vazhdojë. Qytetarët për dekada të tëra i kanë dhënë besimin e tyre BE. Destinacioni është ë shumë se anëtarësim, por është një Europë me rezistente ndaj kërcënimeve.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI