Flash

Këshilli i Sigurisë në mbledhje, PD: Shkaktarët s’mund të jenë shpëtimtarë, kërkojmë qeveri teknike

Lapsi.al 28 September 2026

Partia Demokratike deklaroi se mbledhja e sotme e Këshillit të Sigurisë lidhur me zhvillimet e fundit në vend pas arrestit të ish-kreut të SHISH, Vlora Hysenit, është veç një fasadë. Deputeti Bardh Spahia shprehet në një reagim se shpëtimi nuk mund të vijë nga ata që e shkaktuan situatën.

Në argumentimit e tij, Spahia kërkon shpërbërjen e menjëhershme të shtetit të lidhur me krimin, largimin e kastës politike dhe formimin e qeverisë teknike për zgjedhje të lira.

Reagimi i plotë:

Mbledhja e sotme e Këshillit të Sigurisë Kombëtare nuk është gjë tjetër veçse një maskaradë e pështirë, e orkestruar nga po ata krerë institucionesh që e zhytën vendin në këtë humnerë pasigurie, kriminaliteti dhe degradimi.

Kush diskuton sot për sigurinë kombëtare? ​Një tryezë ku shumica dërrmuese e anëtarëve janë të kapur mat në përgjime, në pazare të pista, në ndarje parash dhe në bashkëqeverisje të hapur me krimin e organizuar! Si mund të presë një popull i tërë mbrojtje nga ata që e kanë vënë shtetin në shërbim të bandave për të ruajtur pushtetin dhe paratë e vjedhura?

​Shkaktarët nuk mund të jenë kurrë shpëtimtarë!

Siguria kombëtare nuk mund të mbetet në duart e antikombëtarëve që shesin të ardhmen e vendit në duart e krimit. I vetmi akt me një fije dinjiteti i këtij këshilli të padinjitet, i kësaj qeverie dhe i këtij parlamenti të kapur, do të ishte një dhe i vetëm: vetëshkrirja dhe largimi pa kthim!

​Shqipëria nuk ka nevojë për mbledhje fasadë, por për: ​Shpërbërjen e menjëhershme të një shteti të kapur në "krevat" me krimin. ​Largimin e kësaj kaste të komprometuar dhe të zhytur në dosje e përgjime.

​Formimin e një qeverie teknike që garanton njëherë e mirë të drejtën themelore të mohuar: votën e lirë e të ndershme. Maskat kanë rënë dhe koha e maskarenjve ka marrë fund!

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI