Flash

6 tetor 1943/ Si nisi historia e shqiptarit Iliaz Bazna që spiunonte britanikët te nazistët

Lapsi.al 6 October 2026

6 tetor 1943/ Si nisi historia e shqiptarit Iliaz Bazna që spiunonte

Në 6 tetor 1943 një person me mbi 50 fotografi, troket në derën e ambasadës gjermane në Ankara dhe kërkon t'i shesë ato për 20 mijë sterlina. Nëpunësi përkatës i verifikoi fotografitë dhe megjithëse çmimi iu duk i lartë, e pagoi personin dhe i tha të vinte sa herë që të kishte foto të tilla. 

Kështu filloi karrierën e tij si spiun me pagesë shqiptari Iliaz Bazna ose “Ciceroni”, emri i koduar që i dhanë nazistët. Në vitin 1942 ai kishte filluar punë si shërbyes pranë ambasadorit britanik në Turqi. Më parë kishte qenë shërbëtor i ambasadorit jugosllav. 

6 tetor 1943/ Si nisi historia e shqiptarit Iliaz Bazna që spiunonte

Bazna, një njeri shtatshkurtër në të dyzetat, zbuloi se ambasadori britanik mbante dokumente të rëndësishme në një kuti metalike në dhomën e tij. Në një rast, kur mbeti vetëm, ai arriti të kopjonte në dyllë çelësin e kutisë; dhe së shpejti filloi të fotografonte dokumente sekrete britanike. 

Gjatë muajve, dokumentet e “Ciceronit” filluan të vlerësoheshin brenda hierarkisë naziste, përfshi Ribentropin dhe Hitlerin. Gjatë tre muajve të parë të vitit 1944, Bazna vazhdoi furnizimin e zbulimit gjerman me kopjet e dokumenteve të punëdhënësit e tij britanik.

6 tetor 1943/ Si nisi historia e shqiptarit Iliaz Bazna që spiunonte

Nazistët paguanin mirë dhe “Ciceroni” kishte filluar të bënte plane për të dalë në pension. Në gusht, Turqia ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Gjermaninë. Në shkurt 1945 i shpall luftë dhe Gjermania nuk kishte më nevojë për Baznën. 

Me rreth 300 mijë sterlina angleze të kursyera ai tërhiqet mënjanë për të jetuar i qetë, por jo aq shpejt. 

Luftës po i afrohej fundi. Trupat aleate hynë në Gjermani, çlirojnë edhe qindra mijëra njerëz që mbaheshin në kampe përqendrimi. Në një nga këto kampe, aleatët zbulojnë edhe fabrikën për prodhimin e parave të falsifikuara, në kuadër të "Operacionit Bernhard" për dobësimin e ekonomisë britanike.

6 tetor 1943/ Si nisi historia e shqiptarit Iliaz Bazna që spiunonte

Me sterlina të tilla të rreme nazistët kishin paguar edhe Iliaz Baznën, i cili pas luftës ngriti padi ndaj qeverisë federale gjermane "për pagesa të prapambetura", por pa sukses. 

Pjesën tjetër të jetës, Bazna e kaloi në Stamboll, duke dhënë mësime muzike ose duke shitur makina të përdorura. 

6 tetor 1943/ Si nisi historia e shqiptarit Iliaz Bazna që spiunonte

Lindur në Prishtinë më 28 korrik 1904, Iliaz Bazna vdiq më 21 dhjetor 1970, në Munich të Gjermanisë. Disa thonë se ai kishte qenë agjent i dyfishtë. Vetë Ilias Bazna nuk tregon gjë në librin e tij "I Was Cicero", ndoshta sepse ky libër ishte pjesë e një operacioni të zbulimit britanik për të mbajtur tepër sekret sistemin e agjenturës së dyfishtë për shumë kohë edhe pas luftës së dytë botërore.

 Në vitin 1952, çështja “Bazna” gjithashtu frymëzoi kineastët per realizimin e filmit "Five Fingers" me aktorin e njohur James Mason në rolin e shërbyesit të pabesë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI