Flash

Oferta e fundit e Kurtit: Votojmë si Presidente ish-ministren e Thaçit

Lapsi.al 6 October 2026

Oferta e fundit e Kurtit: Votojmë si Presidente ish-ministren e

Akademikja Justina Shiroka Pula është propozimi i radhës i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për Presidente të Kosovës. 

Në një konferencë për mediat, Kurti ftoi PDK-në që fillimisht në seancë të votohej ligji për Dhomat e Specializuara dhe më pas të votohej Presidenti i ri i Kosovës.   

Kurti tha se Pula që tani është kryetare e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës ka qenë më parë edhe ministre në qeverinë "Thaçi 1". 

“Më lejoni që këtu para juve propozimin tonë të orës 20:00 ta modifikoj e ta përshtat edhe pak më tutje. 

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, le të del publikisht sonte, pas meje menjëherë, që 22 deputetët e grupit parlamentar të PDK-së zotohen bashkë se marrin pjesë me votë në zgjedhjen për president, ne po ia votojmë projektligjin për Gjykatën Speciale paraprakisht. 

Pra jo më pas, por përpara. Në një seancë me dy pika: pika e parë, leximi i dytë i projektligjit mbi Gjykatën Speciale e ka votën tonë dhe mandej votimi për presidente, profesoresha Justina Shiroka-Pula”, - tha Kurti.

Kush është Justina Shikora Pula?

Oferta e fundit e Kurtit: Votojmë si Presidente ish-ministren e

Ajo ka përfunduar shkollën fillore dhe të mesme në Prishtinë. Po ashtu, më 1976 ka përfunduar Fakultetin Ekonomik në Prishtinë.

Ndërkaq, studimet pasuniversitare, në fushën e teorisë dhe politikës së zhvillimit ekonomik i përfundoi më 1984 në Fakultetin e Shkencave Ekonimike të Zagrebit.

Ajo u doktorua në UP me tezën e doktoratës me titull: “Investimet demografike dhe zhvillimi ekonomik i Kosovës”.

Kryetarja e re e Akademisë së Shkencave ka punuar në Bankën Popullore të Kosovës dhe më 1978 ka nisur karrierën si ligjëruese në Fakultetin Ekonomik.

Sipas biografisë të publikuar në faqen e ASHAK-ut, Shiroka Pula ka marrë pjesë edhe në studime të posdoktoratës, në Universitetin e Lincit në Aushtri, në atë të Arizonës në SHBA si dhe ka kryer trajnime të ndryshme profesionale në universitete të ndryshme të botës.

Pas luftës, ajo është angazhuar në shoqërinë civile, në fushën e fuqizimit të grave, barazisë gjinore dhe zhvillimit të bizneseve dhe ndërmarrësisë.

Nga viti 2008 deri më 2011 ka qenë ministre e Energjisë dhe Minierave të Kosovës, ndërkaq nga viti 2011 deri më 2014 ka qenë deputete e Kuvendit të Kosovës. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI