Flash

Shpërdanin drogë pranë shkollave, zbardhen detaje për 8 grupe që vepronin në Tiranë

Lapsi.al 28 September 2026

Detaje të reja dalin nga operacioni antidrogë i zhvilluar në Tiranë, për goditjen e rrjetit që shpërndante lëndë narkotike, veçanërisht pranë shkollave.Sipas burimeve, personat e arrestuar dhe të shpallur në kërkim vepronin në të paktën 8 grupe të ndryshme, të shtrira në disa zona të Tiranës.

Një grup vepronte në Laprakë, një tjetër në zonën e Brakës dhe Jordan Misjes, ndërsa grupe të tjera shtrinin aktivitetin në Selitë, Yzberisht, Allias, si dhe në zonën e Tregut Elektrik dhe Qytetit Studenti. Në secilin prej këtyre grupeve janë identifikuar nga 3 deri në 4 persona që merreshin me shitjen e lëndëve narkotike.

Një nga veçoritë e këtij rrjeti ishte bashkëpunimi mes grupeve. Kur njëri prej tyre nuk dispononte lëndë narkotike, klientët adresoheshin te grupet e tjera, duke vijuar në këtë mënyrë shpërndarjen.

Për dokumentimin e aktivitetit kriminal, hetuesit kanë përdorur agjentë të infiltruar dhe blerje të stimuluara, veçanërisht për të dokumentuar shitjet e lëndëve narkotike pranë institucioneve arsimore. Në kuadër të hetimit janë goditur edhe pesë furnizues të grupeve, të dyshuar për sigurimin e heroinës dhe kokainës që më pas shpërndahej në zona të ndryshme të Tiranë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI