Flash

Shoqatat e Gjyqtarëve refuzojnë ftesën e Ramës për konsultim për pagat: Presim vendimin e Kushtetueses

Lapsi.al 28 September 2026

Shoqata e Gjyqtarëve të Shqipërisë ka refuzuar ftesën e kryeministrit Rama për të marrë pjesë në tryezën e konsultimit të datës 28 shtator 2026, me objekt përcaktimin e pagave në sistemin e drejtësisë dhe përmirësimin e statusit të magjistratëve. Bordit Drejtues ndonëse e vlerëson dialogun institucional si mjet për gjetjen e zgjidhjeve kushtetuese, pjesëmarrjen në këtë konsultim e sheh si të pamundur në kushtet kur çështja e pagave është ende në shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese.

“Deri në një vendimmarrje të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me padinë e paraqitur nga shoqatat e magjistratëve, është e pamundur për ne pjesëmarrja në tryezën e konsultimit të datës 28 shtator 2026”, thuhet në përgjigjen e Unionit.

Megjithatë, Unioni sqaron se mungesa në takim nuk duhet të interpretohet si një mbyllje e dialogut institucional me qeverinë. Përkundrazi, gjyqtarët shprehen se mbeten të hapur për komunikim dhe dialog në një moment të përshtatshëm, pasi Gjykata Kushtetuese të ketë dhënë vendimin e saj. Në shkresë thuhet gjithashtu se Unioni dhe anëtarët e tij janë të gatshëm të kontribuojnë, brenda kompetencave kushtetuese dhe ligjore, në çdo proces institucional që synon një zgjidhje të qëndrueshme dhe në përputhje me parimet kushtetuese të një shteti demokratik.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI