Flash

Maran nuk fshihet pas fitores: “Nuk më pëlqeu paraqitja e skuadrës”

Lapsi.al 6 October 2026

Maran nuk fshihet pas fitores: “Nuk më pëlqeu paraqitja e

Shqipëria e mbylli me fitore përballjen ndaj San Marinos, por tre pikët nuk mjaftuan për të kënaqur plotësisht trajnerin Rolando Maran. Pas përfundimit të ndeshjes, tekniku italian ishte i drejtpërdrejtë në vlerësimin e tij për paraqitjen e kuqezinjve, duke pranuar se skuadra nuk zhvilloi ndeshjen që ai priste.

“Nuk më pëlqeu paraqitja e skuadrës, por e rëndësishme është që morëm tri pikët”, u shpreh Maran pas ndeshjes.

Trajneri theksoi se Shqipëria pati mundësi të mbyllte ndeshjen që në pjesën e parë, por mungesa e konkretizimit dhe rënia e përqendrimit e komplikuan situatën në fraksionin e dytë.

“Në pjesën e dytë pati një ulje të ritmit. Kishim shanse për të shënuar më shumë gola në pjesën e parë. Ndonjëherë, ndaj ekipeve të tilla ndodh që të ulësh ritmin. Mendon se e ke marrë rezultatin. Kishim shumë raste dhe shumë gjuajtje, por nuk mundëm t’i konkretizonim. E ulëm përqendrimin”, deklaroi Maran.

Pse u vonua aktivizimi i Dakut?
Një tjetër pikë e komentuar nga trajneri ishte aktivizimi i Mirlind Dakut. Maran shpjegoi se stafi teknik preferoi të priste momentin e duhur, duke parë se si do të zhvillohej ndeshja dhe ku do të krijoheshin hapësirat.

“E menduam pak më vonë ndryshimin për Dakun. Kur u shtua ritmi, u krijuan më shumë hapësira për Dakun, prandaj e menduam momentin e duhur për ta përfshirë në fushë”, tha trajneri kuqezi.

Muçi, jashtë për shkak të problemeve fizike
Maran foli edhe për zëvendësimin e Ernest Muçit, duke bërë të qartë se ndryshimi nuk lidhej me një vendim taktik, por me gjendjen fizike të futbollistit.

“Muçi nuk mund të vazhdonte ndeshjen, sepse kishte probleme fizike”, sqaroi Maran.

Në fund, trajneri riktheu në vëmendje edhe situatën në grup, duke kujtuar se Shqipëria mund ta kishte siguruar më herët një pozicion shumë të favorshëm nëse do të kishte marrë maksimumin edhe në transfertën ndaj Finlandës.

“Nuk duhet të harrojmë se, nëse do të kishim fituar në Finlandë, mund të kishim mbyllur llogaritë në grup”, përfundoi Maran.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI