Flash

Aksion anti-drogë në Lezhë, tre të arrestuar

Lapsi.al 12 July 2026

Policia ka kryer një operacion antidrogë në qarkun e Lezhës. Gjatë këtij operacioni tre persona kanë rënë në pranga. 

Të arrestuarit janë identifikuar si Dritan Nikolli, Vosava Mercina dhe Jetmit Rrucaj.

Sipas njoftimit të bluve të tre u kapën duke u kujdesur për bimët narkotike, të dyshuara kanabis.

Gjatë kontrolleve u sekuestruan 436 bimë kanabis, ku një pjesë u sekuestruan si provë materiale dhe pjesa tjetër u asgjësuan përmes djegies.

"Gjatë kontrolleve intensive në territor, nga toka dhe ajri, nëpërmjet përdorimit të dronëve, si dhe bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, Komisariatit të Policisë Kurbin dhe Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Lezhë, goditën 3 raste të kultivimit të bimëve narkotike.

Si rezultat i veprimeve policore:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë arrestuan në flagrancë shtetasin J. R., 21 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrolleve të kryera në fshatin Sheshaj, Mirditë, u kap duke u kujdesur për 222 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, të kultivuara në këtë zonë.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Lezhë, në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin, arrestuan në flagrancë shtetasin D. N., 47 vjeç, banues në Fshat Laç, Kurbin, pasi u kap duke u kujdesur për 151 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin arrestuan në flagrancë shtetasen V. M., 44 vjeçe, pasi në lagjen “Rrahu i Pashës”, Laç, u gjetën 63 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, për të cilat dyshohet se kujdesej ajo.

Bimët narkotike të konstatuara u asgjësuan me anë të djegies", njoftoi sot policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI