Flash

Rama nuk humb rastin: Veç koncertit 4 milionë eurosh, i dhuron Kanye West librin “The Albanian Files”

Lapsi.al 11 July 2026

Pak orë para koncertit 4 milionë eurosh të Kanye West, kryeministri Edi Rama vendosi t'i bëjë artistit edhe një dhuratë simbolike. Në ambientet e Kryeministrisë, ai e priti reperin amerikan dhe i dorëzoi librin "The Albanian Files", botimin që prej javësh ndodhet në qendër të debatit politik dhe protestave. Një dhuratë jo rastësore, që përmbledh qindra projekte zhvillimi në Shqipëri, mes tyre edhe investime që kanë nxitur protesta, si ai në Zvërnec. 

Takimi u publikua nga vetë Rama përmes një videoje në Facebook. Postimin kreu i qeverisë e shoqëroi me një këngë të Kanye West dhe me simbolin e pesë yjeve. Një detaj që shumë komentues e lexuan si një tjetër thumbim ndaj fushatës së vlerësimeve me një yll në Google Reviews, e cila gjatë protestave ka shënjestruar biznese që qytetarët i lidhin me oligarkët.

Ky takim zhvillohet në një moment kur koncerti i Kanye West vijon të shoqërohet me polemika politike. Financimi me fonde publike ka nxitur kritika të forta, ndërsa opozita ka paralajmëruar se do ta kallëzojë çështjen në SPAK.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI