Flash

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin

Lapsi.al 11 July 2026

Pas përfundimit të fjalimeve para godinës së Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës. Me flamuj kombëtarë dhe thirrje si "Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve", qytetarët u larguan nga bulevardi "Dëshmorët e Kombit", duke përsëritur se nuk do ta ndalin protestën deri në dorëheqjen e kryeministrit dhe largimin e klasës aktuale politike.

Gjatë tubimit, një pjesë e madhe e fjalimeve u përqendrua te financimi me mbi 4 milionë euro i koncertit të Kanye West, që mbahet mbrëmjen e sotme në Tiranë. Protestuesit e cilësuan vendimin të pajustifikuar, duke argumentuar se këto para duhej të ishin investuar në sektorë me nevoja urgjente. Një fermer akuzoi qeverinë se ka lënë pa dëmshpërblim bujqit e prekur nga përmbytjet, ndërsa ka financuar koncertin e artistit amerikan.

"Fermerët i ka shpallur armiq të vendit. Në vend që të dëmshpërblejë fermerët e përmbytur, shkon i jep 4 milionë euro një këngëtari që nuk i hyn njeriu në punë," u shpreh ai.

Një tjetër protestues u bëri thirrje intelektualëve t'i bashkohen lëvizjes, duke theksuar se mbështetja nga distanca nuk mjafton.

"Kjo lëvizje ka nevojë për intelektualë. Mbështetja juaj me shkrim është e vyer, por nuk mjafton. Egoja nuk duhet të bëhet pengesë për bashkimin tonë," u shpreh ai.

Në podium foli edhe aktori Mehdi Malkaj, i cili akuzoi kryeministrin se nuk ka mbajtur premtimet për shëndetësinë, arsimin dhe mirëqenien e qytetarëve. Ish-kandidati i PD-së, Ethem Aga, e cilësoi shpopullimin si një nga problemet më të rënda të vendit, duke theksuar se miliona shqiptarë jetojnë tashmë në emigracion.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI