Flash

Përplasen dy automjete në aksin Lushnjë–Berat, e moshuara përfundon në spital

Lapsi.al 11 July 2026

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin nacional Lushnjë–Berat, në qendër të fshatit Fier-Shegan, ku janë përplasur dy automjete. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip "Benz" ka goditur nga pas një automjet tip "Volkswagen". Si pasojë e përplasjes, një grua e moshuar ka mbetur e plagosur. Ajo është transportuar me urgjencë në Spitalin e Lushnjës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. 

Në momentet e para pas aksidentit, në vendngjarje ndodheshin efektivë të Forcave të Armatosura, të cilët ndihmuan në qarkullimin. Policia Rrugore ka nisur hetimet dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes, si edhe për zbardhjen e shkaqeve që çuan në aksident.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI