Flash

Vrasje me armë zjarri në Prekal të Shkodrës, viktima gjendet i ekzekutuar brenda makinës

Lapsi.al 11 July 2026

Një person është ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Prekal të Shkodrës. Viktima është Aleksandër Koçeku, i cili u gjet i pajetë brenda automjetit të tij rreth orës 19:00. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se vrasja mund të lidhet me ekzekutimin e 19-vjeçarit Pavlin Preka, i vrarë më 26 shkurt 2025 në oborrin e banesës së tij në fshatin Guci e Re.

Për atë ngjarje janë arrestuar Vasel Koçeku dhe Klaudio Lisaj. Hetimet kishin ngritur dyshime edhe për përfshirjen e Aleksandër Koçekut. Menjëherë pas ngjarjes, forca të shumta policie mbërritën në vendin e krimit dhe ngritën pika kontrolli në zonë. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të motiveve të ekzekutimit.

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI