Flash

Aksident tragjik në aksin aksin Peqin-Elbasan, humb jetën një këmbësor

Lapsi.al 24 July 2026

Një person ka humbur jetën paraditen e kësaj të premteje, pasi u përplas nga një furgon në aksin kombëtar Peqin–Elbasan. Aksidenti ndodhi rreth orës 10:00 në fshatin Përparim. Sipas informacioneve paraprake, viktima, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur, u godit nga furgoni gjatë lëvizjes në këtë segment rrugor. Për shkak të plagëve të rënda, ai ndërroi jetë në vendngjarje.

Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët nisën veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Ndërkohë, po punohet për identifikimin e viktimës dhe përcaktimin e dinamikës së aksidentit. Policia pritet të japë më shumë detaje pas përfundimit të hetimeve paraprake.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI