Flash

“Do t’ju vras të gjithëve”/ Flet vëllai i viktimës: Krimi në Roskovec ishte i paramenduar

Lapsi.al 24 July 2026

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja në Roskovec, ku 35-vjeçari Refit Buzi dyshohet se ekzekutoi ish-vjehrrin e tij, plagosi ish-vjehrrën dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes së bashku me ish-të fejuarën. Vëllai i viktimës thotë se krimi ishte i paralajmëruar. Sipas tij, autori kishte kërcënuar vazhdimisht familjen, duke u zotuar se do të hakmerrej nëse ish-e fejuara nuk rikthehej me të.

“Dëgjuam vetëm zhurmë dhe që bërtisnin brenda. Ne nuk mund të hynim sepse nuk kishim armë. Ai thoshte: ‘Ejani se do t’ju vras të gjithëve’. Policia ka ardhur pas një ore. E mori djali në telefon. Autori ishte i armatosur. Doli nga dritarja, nga pjesa e pasme e shtëpisë, sepse e kishte lënë aty makinën. Mori dhe çupën me vete dhe iku. Vajza qëndronte këtu. Kishin vite të fejuar, por kishin probleme. Ka shkuar 3 herë në polici, është arrestuar. Shkoi në Tiranë para disa muajsh me armë lodër dhe e futën brenda. Tani ishte në arrest shtëpie, kërcënonte gjithmonë. I thoshte vajzës: ‘Ti do të vish tek mua, pa mua ti nuk e bën dot jetën’. Bënte shantazhe. Kjo ishte një vrasje e paramenduar”, u shpreh ai.

Sipas familjarëve, 35-vjeçari kishte qenë disa herë në konflikt me ligjin dhe kishte ushtruar vazhdimisht presion ndaj ish-të fejuarës. Policia vijon kërkimet për kapjen e autorit, i cili mbetet në arrati.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI