Flash

Mbahet gjyqi kundër Prokurorit që e hetoi kryebashkiakun/ Veliaj merr pjesë në seancën në Gjykatën Administrative

Lapsi.al 24 July 2026

Gjykata Administrative zhvilloi seancën e radhës për padinë e Erion Veliajt kundër prokurorit Ols Dado. Kryebashkiaku i Tiranës kërkon shpalljen të paligjshëm të dekretit që emëroi Dadon në detyrën e prokurorit. Në seancë mungojnë përfaqësuesit e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Avokaturës së Shtetit. Gjatë shqyrtimit, avokati i Veliajt, Ndreca, kërkoi që në proces të përfshihet si palë edhe Shoqata për Media dhe Drejtësi. Sipas tij, shoqata ka interes të drejtpërdrejtë në çështje dhe Kodi i Procedurës Civile i jep të drejtën të ndërhyjë në gjykim.

"Shoqata ka identifikuar se përfundimi i këtij gjykimi lidhet drejtpërdrejt me interesat e saj. Kërkesa e shoqatës për ndërhyrje kryesore në gjykim duhet pranuar", u shpreh avokati Ndreca. Gjykata po shqyrton kërkesat procedurale, ndërsa më pas pritet të kalojë në shqyrtimin e themelit të çështjes.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI