Flash

U godit nga helikat e skafit/ Rëndohet gjendja e të miturit, transportohet në Tiranë

Lapsi.al 24 July 2026

Është përkeqësuar gjendja shëndetësore e 17-vjeçarit që u plagos pasi u godit nga helika e një skafi, ndërsa po lahej në det. I mituri, i identifikuar si Santiago Çerçizi, fillimisht mori ndihmën e parë në Spitalin e Vlorës. Për shkak të gjendjes së rënduar, ai është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar.

Sipas të dhënave paraprake, 17-vjeçari ka pësuar një prerje të rëndë në këmbë nga helika e skafit. Rrethanat e ngjarjes janë ende nën hetim.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI