Flash

Ja kush është autori në Roskovec, 35-vjeçari ishte konfiktuar më parë në Angli për shtëpitë e barit

Lapsi.al 24 July 2026

Ky është 35-vjeçari Refit Buzi, i cili dyshohet si autor i ngjarjes së rëndë të regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Vidhisht të Roskovecit. Sipas informacioneve paraprake, Buzi ka shkuar në banesën e ish-vjehrrit të tij, Kosta Plaka, ku dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu, duke e lënë të vdekur në vend.

Nga të shtënat mbeti e plagosur edhe ish-vjehrra e tij, Belere Plaka, ndërsa më pas 35-vjeçari u largua nga vendngjarja duke marrë me vete ish-bashkëshorten.  

Ngjarja dyshohet se është paraprirë nga konflikte të vazhdueshme mes autorit të dyshuar dhe familjes së ish-bashkëshortes. Familjarët kanë deklaruar se Buzi kishte pasur më herët probleme ligjore për shkak të kërcënimeve ndaj tyre, ndërsa pretendojnë se ai kishte përdorur edhe armë për t’i frikësuar.

Ai banonte në të njëjtën zonë me familjen Plaka, ku ndodhi edhe krimi. Burimet bëjnë me dije se 35-vjeçari kishte emigruar në Angli dhe aty ishte përfshirë në një konflikt për 'shtëpitë e barit'.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI