Flash

Aksident në aksin Tiranë-Durrës, makinat përplasen me njëra-tjetrën dhe përfundojnë në kanal

Lapsi.al 4 June 2026

Një aksident i rëndë është regjistruar në autostradën Durrës–Tiranë, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin dhe si pasojë e goditjes kanë përfunduar në kanalin anësor të rrugës.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit e mjeteve, të cilët janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI