Flash

Tension në Air Albania/ Lojtari izraelit provokon pas golit, tifozët brohorasin: “Palestina!”

Lapsi.al 3 June 2026

Ka pasur momente tensioni në stadiumin “Air Albania” në ndeshjen miqësore mes Shqipërisë dhe Izraelit.

Rezultati i ndeshjes u zhbllokua në minutën e 73-të kur Gloukh mori një top pas një rasti të kuqezinjve dhe shënoi golin e avantazhit për Izraelin. 

Por gjatë festimit të golit, ai u bëri me shenjë tifozëve “heshtni” dhe tregoi stemën e Izraelit. 

Në këtë moment ka ndërhyrë Hysaj dhe kaq ka mjaftuar që futbollistët të përplasen në fushë. 

Arbitri ka ndëshkuar me karton të verdhë Hysajn dhe Gloukh ndërsa tifozët nisën të brohorasin “Palestinë! Palestinë!”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI