Flash

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO nuk është prioritet

Lapsi.al 3 June 2026

Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, ka vlerësuar se në këtë fazë zgjerimi i NATO-s, më konkretisht pranimi i Kosovës në Aleancën Veri – Atlantike nuk është një çështje që mund të ndodhë së shpejti.

 
Gjatë një seance dëgjimore në Kongres ku i pranishëm ishte Rubio, kryetar i Nënkomitetit për Evropën, kongresmeni Keith Self, potencoi se janë katër shtete anëtare të NATO-s që po e bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në NATO, duke kërkuar kështu ndihmën e Rubios për të shtyrë përpara çështjen e anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare.

Në këtë pikë Rubio, ka potencuar se NATO është e fokusuar në tema të tjera më të rëndësishme dhe se anëtarësimi i Kosovë në NATO “nuk është realisht në krye të agjendës”, gjë të cilën e ka konstatuar pas bisedave me disa nga shtetet anëtare të NATO-s.

“Por kjo nuk do të thotë se nuk do të ndodhë kurrë, thjesht do të thotë se nuk është prioritet duke pasur parasysh këto pika të tjera të tensionit. Kjo çështje nuk ka qenë e theksuar në bisedat e fundit me aleatët tanë të NATO-s”, ka thënë ai.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI