Flash

Kuvend/ 6 interpelanca në rend dite, opozita kërkon shpjegime nga Rama për emigrimin e qytetarëve dhe ‘Paketën e Maleve’

Lapsi.al 4 June 2026

Ligjvënësit e Shqipërisë mblidhen sot për seancë plenare. Në rendin e ditës janë parashikuar 6 interpelanca, dy prej të cilave janë kërkuar me kryeministrin Edi Rama nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike dhe të ato të partisë ‘Mundësia’. Opozita kërkon shpjegime nga kryeministri për lëvizjet demografike e emigracionin masiv të qytetarëve. Deputetët e partisë Mundësia kanë thirrur kryeministrin në interpelancë për ‘Paketën e Maleve’ me argumentin se kjo nismë e qeverisë, ka cenuar pronën private.

Dy interpelanca të tjera i drejtohen ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë Enea Karakaçi. Deputeti i PD, Kliti Hoti kërkon shpjegime nga ministri për projektet e vonuara infrastrukturore në Shkodër ndërsa Gjin Gjoni për gjendjen e rrugëve në veri të vendit. Në interpelancë është thirrur dhe ministri i Brendshëm Besfort Lamallari nga deputetë të PD për të diskutuar për imigracionin ilegal në vend dhe trafikun e qenieve njerëzore.

Interpelanca e fundit është për ministrin e Jashtëm Ferit Hoxha, ndaj të cilit deputeti Erald Kapri kërkon transparencë për procesin e integrimit në BE, mbi planin e rritjes dhe axhendën e reformave. Në rend dite janë përfshirë gjithashtu dhe 2 projektligje, njëri për ratifikimin e marrëveshjes Poloni-Shqipëri për sigurimet shoqërore dhe një tjetër për nënproduktet me origjinë shtazore.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI