Flash

Nuk ndalet revolta në Tiranë/ Protestuesit rikthehen në shesh para mesnatës

Lapsi.al 3 June 2026

Ka qenë një nga protestat më të gjata ajo e së mërkurës në Tiranë. Nisi në orën 18.00, por edhe 5 orë më pas në rrugët e kryeqytetit kishte turma njerëzisht që vijonin të protestonin.

Pas kryeministrisë protestuesit udhëtuan sërish drejt sheshit Skënderbej, duke u kthyer përpara Partisë Socialiste.

Ndalesa e radhës ishte zona e ish-Bllokut ku u është bërë thirrje qytetarëve të lënë kafet dhe t’i bashkohen revoltës. 

Më pas qytetarët janë grumbulluar sërish para kryeministrisë ndërsa një ndalesë e kanë bërë edhe para PD-së. Ata kanë hedhur parulla kundër PS-së dhe PD-së si dhe drejtuesve të këtyre forcave, Edi Ramës dhe Sali Berishës. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI