Flash

Operacione policore në Kukës e Tropojë, arrestohen 3 persona, sekuestrohen armë dhe kanabis

Lapsi.al 28 September 2026

Tre operacione policore janë finalizuar gjatë 24 orëve të fundit në Kukës dhe Tropojë, duke çuar në pranga tre persona të dyshuar për armëmbajtje pa leje, kultivim të bimëve narkotike dhe vjedhje.

Në Tropojë, në kuadër të operacionit “Befasia”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, arrestuan 45-vjeçarin E. M., banues në Markaj. Gjatë kontrollit në banesën e tij, në zbatim të një vendimi gjykate, Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri automatike dhe municion luftarak. Po në Tropojë, në kuadër të operacionit “Weekend”, u arrestua në flagrancë 38-vjeçari S. H., i dyshuar për kultivim të bimëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas policisë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet ushtruan kontroll në një zonë të pyllëzuar në territorin e Njësisë Administrative Tropojë e Vjetër. Gjatë ndërhyrjes, 38-vjeçari u gjet rreth 50 metra larg një parcele ku ishin kultivuar 42 bimë kanabisi, për të cilat dyshohet se ishin kultivuar prej tij. Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjet një pistoletë me krehër dhe 9 fishekë, ndërsa në banesë u sekuestruan një armë gjahu, municion dhe një thikë.

Ndërkohë, në Kukës, shërbimet e Komisariatit të Policisë, në bashkëpunim me strukturat e Durrësit, finalizuan operacionin “Hija”, duke arrestuar 31-vjeçarin I. J., banues në Krumë të Hasit. Sipas hetimeve, në orët e para të mëngjesit të 26 shtatorit 2026, 31-vjeçari dyshohet se ka vjedhur me thyerje një automjet, si dhe ka thyer dhe vjedhur një lokal. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti i vjedhur, një celular i marrë në lokal dhe një thikë.

Policia bën me dije se po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e disa vjedhjeve të tjera, që dyshohet se mund të jenë kryer nga i njëjti person në zonat e Hasit dhe Durrësit. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI