Flash

Digjet lokali ku u vra Pëllumb Islami në Athinë, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

Lapsi.al 28 September 2026

Një lokal në Nea Jonia të Athinës është përfshirë nga flakët dhe është shkatërruar pothuajse tërësisht. Zjarri ka dëmtuar edhe tre banesa që ndodhen mbi ambientin. Autoritetet greke kanë nisur hetimet për shkaqet e ngjarjes, ndërsa një nga pistat që po verifikohet është ajo e zjarrvënies së qëllimshme.

Lokali është i njëjti vend ku më 22 shkurt 2023 u vra me armë zjarri 37-vjeçari shqiptar Pëllumb Islami. Deri tani, policia greke nuk ka konfirmuar nëse zjarri ka lidhje me vrasjen e tre viteve më parë. Hetimet vijojnë për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për një incident aksidental apo një akt të qëllimshëm.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI