Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Forumi i Prespës/ Rama i ashpër me BE-në: Nuk mund të na tregojë çfarë të bëjmë në rajon

Lapsi.al 2 July 2021
Forumi i Prespës/ Rama i ashpër me BE-në: Nuk mund të na

Kryeministri Rama ndodhet në Ohër, aty ku po merr pjesë në Forumin e Prespës, së bashku me kryeministrat e tjerë të rajonit. Gjatë fjalës së tij në këtë forum, kreu i qeverisë nuk i ka kursyer batutat lidhur me negociatat me Bashkimin Europian dhe mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

Rama thotë se nëse BE nuk do të mbajë një të tillë, atëhere është shumë mirë për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, pasi është një më pak. Kryeministri ka thënë se ndonëse nuk është vendosur për konferencën e parë ndërqeveritare, ata nuk do t'i lusim më. Sipas Ramës, është Bashkimi Europian që në fakt është nervoz dhe në depresion. Kryeqeveritari shton se “BE nuk mund të na thotë çfarë të bëjmë”.

“Të falenderojmë Zotin që nga njëra anë Evropa nuk mund të na tregojë ç’të bëjmë në këtë rajon. Nga ana tjetër, ne mund të tregojmë se mund të bëhemi. Jemi mjaftueshëm të mëdhenj. Pse të presim të bëhemi pjesë e BE-së, ku mund të bëjmë vetë tregti pa barriera?!...U thirrëm nga Papa e BE-së, Merkel dhe u gjetëm të gjithë në një tryezë. Kjo ishte një kthesë, që rezultoi në çështje dhe zhvillime të reja dhe po ashtu vendosi pengesë para burokracive të Brukselit. Por, nuk është punë e tyre që të zgjidhin problemet tona. Ne bëmë diçka të shkëlqyer, u mblodhëm. Na duhet të shtyrje. Ata janë më të frustruar prej nesh", u shpreh Rama.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI