Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Organet e vetingut, dy kandidatë përjashtohen me kërkesë të ONM

Lapsi.al 2 July 2021
Organet e vetingut, dy kandidatë përjashtohen me kërkesë

Komisioni i Posaçëm Parlamentar për përzgjedhjen e dy kandidatëve në organet e vetingut miratoi listën e kandidatëve duke eliminuar dy prej tyre, pas sugjerimit të marrë nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit. Jashtë garës mbetën Serxho Mazreku dhe Lindita Blinishti. Për kandidatin Mazreku, kryetari Ulsi Manja pohoi se ai ka garuar më parë për në Gjykatën Kushtetuese, por është rrëzuar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi për shkak të problemeve me pasurinë. Mazreku ka ankimuar vendimin në Apelin Administrativ, që ka konfirmuar vendimin e KED.

Ndërsa sa i përket kandidates Lindita Blinishti, ONM sugjeroi mos kandidimin e saj sepse ka mbajtur një qëndrim jo korrekt ndaj procesit të vetingut në vitin 2017, por edhe më pas – nënvizoi Manja – gjë që sipas ONM do ta cenonte shumë besimin e publikut te organet e vetingut, nëse do t’i jepej mundësia të zgjidhej si anëtare zëvendësuese.Si përfundim, Komisioni i Posaçëm miratoi listën me 13 kandidatë për anëtar zëvendësues të Komisionerit Publik, si dhe listën me 4 kandidatë për anëtar të Komisionit të Posaçëm të Kualifikimit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI