Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Operacioni antidrogë Shqipëri-Itali/ Arrestohen 38 persona, mes tyre prokurorë, drejtues policie dhe zyrtarë publik

Lapsi.al 2 July 2021
Operacioni antidrogë Shqipëri-Itali/ Arrestohen 38 persona, mes tyre

Autoritetet italiane dhe ato shqiptare kanë zhvilluar një operacion të përbashkët kundër trafikut të drogës, i cili ka çuar në ekzekutimin e 38 urdhër arrestesh për trafik ndërkombëtar droge, riciklim parash dhe korrupsion. Në kuadër të operacionit janë vënë në pranga prokurorë, drejtues policisë si dhe zyrtarë. Nga 38 urdhër-arrestet, 28 të arrestuar nga SPAK në Shqipëri, 10 të arrestuar më herët. Arrestimet janë kryer nën bashkëpunimin e autoriteteve shqiptar SPAK, Anti-mafian Italiane, Zyrën e koordinimit policor Interforze në Tiranë, Policinë Shqiptare dhe Eurjust.

Mediat italiane raportojnë se operacioni është kryer në Itali, Shqipëri duke u shtrirë në Mal të Zi dhe Spanjë.Operacioni ka çuar dhe në sekuestrimin e pasurive për disa miliona euro.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI