Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Nga sot, udhëto me rrjetin Vodafone në Ballkanin Perëndimor, pa tarifa roaming

Lapsi.al 2 July 2021
Nga sot, udhëto me rrjetin Vodafone në Ballkanin Perëndimor, pa

Të gjithë e dimë sa stresues mund të bëhet një udhëtim, nëse nuk do të kishim mundësi e lehtësira në përdorimin e telefonit dhe internetit. Sepse na duhet të kemi informacion në çdo kohë e për gjithçka. Na duhet të marrim në telefon familjarët, kolegët, stafin, për axhendat e meraqet që kemi lënë pas, në shtëpinë, punën, vendin tonë. Për qyetarët e Ballkanit Perëndimor që po udhëtojnë shpesh e më shpesh brenda rajonit, jo vetëm për turizëm, por edhe për arsye pune e biznesi, lehtësia më e madhe e komunikimit roaming fillon pikërisht sot më 1 korrik.

Tarifa 0 roaming në të 6 vendet Ballkanit Perëndimor ishte një mision që u realizua me hyrjen në fuqi të Marrëveshjes Rajonale të Roaming, e nxitur nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal dhe e nënshkruar mes BE-së dhe 6 shteteve të Ballkanit Perëndimor (Shqipëri, Kosovë, Bosnjë, Serbi, Maqedoni e Veriut, Mali i Zi.)

Zerimi i tarifave roaming për vendet e Ballkanit Perëndimor për thirrjet hyrëse dhe dalëse, nën moton “Udhëto pa tarifa roaming në Ballkanin Perëndimor”, do të jetë një lehtësi e madhe, jo vetëm financiare, por edhe burokratike.

E mbështetur edhe nga Vodafone Albania, kjo platformë lehtësuese, do t’ua mundësojë edhe shqiptarëve “Të flasin si në shpi” kudo që të udhëtojnë në rajon. Klientët Vodafone do të kenë mundësinë të përdorin  njësitë e planit të tyre tarifor pa asnjë kosto shtesë sikur të jenë në Shqipëri, edhe  gjatë qëndrimit në Kosovë, Mal të Zi, Bosnje dhe Hercegovinë, Serbi e Maqedoni të Veriut.

Jo vetëm kaq. Vodafone ofron një plan shumë të favorshëm roaming edhe përtej rajonit. Për të shmangur tarifat për njësi dhe për të mbajtur nën kontroll shpenzimet pas përfundimit të planit tarifor/njësive aktive të paketës, klientët Vodafone mund të aktivizojnë paketën 1 GB Roaming në Evropë, që konsiderohet produkti premium i paketave aktuale roaming (i vlefshëm për BE, SHBA, Kanada) për klientët me parapagesë dhe ata të planit tarifor “Next”. Kjo paketë, e cila kushton vetëm 1,300 lekë dhe përmban 1.5 GB, vlen për dhjetë ditë. Klientët “Next” përfitojnë dyfishin e internetit të kësaj pakete, pra 3 GB. Ndërkohë, me paketën roaming aktive, minutat hyrëse dhe dalëse tarifohen njësoj si në Shqipëri.

Vodafone Albania, si pjesë e Vodafone Group, ofron shërbimet e ofertat roaming më konkurruese në treg, falë shtrirjes së gjerë të rrjetit Vodafone dhe partnerëve. Vodafone ofron shërbime roaming në 210 shtete të ndryshme e ka marrëveshje roaming me 650 operatorë celularë nëpër botë. Kjo është arsyeja se përse për udhëtimet jashtë vendit, rrjeti Vodafone është pa dyshim partneri më i mirë për të garantuar një komunikim të pandërprerë dhe cilësinë më të mirë të shërbimit, kudo ndodheni.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI