Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Kishin kthyer tokat në parcela kanabisi, arrestohen 4 persona në Kavajë

Lapsi.al 2 July 2021
Kishin kthyer tokat në parcela kanabisi, arrestohen 4 persona në

 

Policia e Kavajës ka vënë në pranga katër persona, ka shpallur në kërkim një tjetër dhe është proceduar penalisht kryeplaku i fshatit, pasi dyshohet se kanë kultivuar narkotikë.

Të arrestuarit janë  Xhevdet Lika , Tauland  dhe Pëllumb Lika vëllezër dhe Ismail Allmeta .

Ndërsa janë shpallur në kërkim Viskont Hysi dhe proceduar penalisht  Halit Karaboja, kryeplaku i fshatit Golemas.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin mbjellë fidanë të dyshuar narkotikë në luginën “Përroi i Mallës” në fshatin Golemas.

"Operacioni nga Komisariati i Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Prokurorinë e rrethit Kavajë, për goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike, pas një hetimi njëmujor.

Arrestohen në flagrancë 4 shtetas, shpallet në kërkim 1 shtetas tjetër, si dhe procedohet penalisht kryeplaku i fshatit Golemas.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike, si rezultat i kontrollit të territorit, bazuar në informacionet e grumbulluara gjatë hetimit njëmujor, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Lugina”, në kuadër të të cilit u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:

Xh. L., 58 vjeç, T. L., 33 vjeç, P. L., 24 vjeç dhe I. A., 29 vjeç, banues në Kavajë; U shpall në kërkim shtetasi V. H., 28 vjeç, si dhe u procedua në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit Golemas, shtetasi H. K., 66 vjeç, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin mbjellë fidanë të dyshuar narkotikë në luginën “Përroi i Mallës” në fshatin Golemas.

Materialet procedurale i kaluan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorim detyre”", njofton policia.

 

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI