
Lindi në Kuçovë në 28 nëntor 1945, në një familje me origjinë nga fshati Sinjë i Beratit. Ishte një nga personalitet më të njohura të humorit shqiptar. Përveçse aktor i shkëlqyer humori, Devole ishte karikaturist, skenarist, regjisor dhe prezantues spektaklesh. Rolet e tij në skenë dhe ekran janë nga më të njohurit për publikun shqiptar.
Në vitin 1946 familja e Devoles u zhvendos në Tiranë. Ai studioi dy vjet për inxhinieri mekanike në Universitetin e Tiranës, por në vitin e dytë të shkollës së lartë konkurroi për dramaturgji në Akademinë e Arteve, ku nuk fitoi, pasi u cilësua si i patalentuar.
Në nëntor të vitit 1966 u thirr për shërbimin e detyrueshëm ushtarak, ku punoi si aktor dhe regjisor i Estradës së Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë përkrah aktorëve të njohur si Aleko Prodani, Roland Trebicka, Zef Deda, Sejfulla Myftari.

Më pas punoi edhe në revistën “Hosteni” si karikaturist, përkrah karikaturistëve Zef Bumçi, Bardhyl Fico, Enriko Veizi, Bujar Kapexhiu, Shtjefën Palushi etj, si edhe me shkrimet humoristike me emrat më të spikatur të humorit shqiptar si Spiro Çomora, Dionis Bubani, Niko Nikolla, Filip Çakuli, etj.
Gjatë viteve 1970-1977 u dërgua disa herë në punë të detyruar për "gabime" ideologjike në artin e skenës. Në 1978 nisi punën në TVSH si redaktor, skenarist dhe regjisor i programeve artistike. Në 1997 u shkarkua si të paaftë.
Koço Devole detyrohet të emigrojë me familjen në SHBA.

Në 26 nëntor të vitit 2002, së bashku me një mikun e tij, u kap nga policia italiane. Akuza transport i 3 kg heroinë. Pas 8 muajsh u lirua nga burgu dhe pas gjyqit në Gjykatën e Riminit mori pafajësinë e më pas edhe dëmshpërblimin për muajt e burgut.
Në vitet 2004 - 2005 punoi si regjisor dhe skenarist në emisionin "Fiks Fare" si dhe në spektaklin humoristik "Portokalli".

U nda nga jeta më 8 nëntor 2020, pas një beteje të gjatë me leuçeminë. Vetëm disa javë përpara se të ndërronte jetë, Devole ishte kuruar ndaj COVID-19. ©LAPSI.al