Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Celibashi rrëzon kërkesën e PD/ Nuk i ndërpritet mandati kryebashkiakut të Mallakastrës, Qerim Ismailaj

Lapsi.al 2 July 2021
Celibashi rrëzon kërkesën e PD/ Nuk i ndërpritet mandati

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të mos i ndërpresë mandatin kryetarit të Bashkisë Mallakastër, Qerim Ismailajt. Sipas Komisionerit Shtetëror, Ilirjan Celibashi, Ismailaj nuk është në kushtet e ndalimit për shkak të dënimit në mungesë me 3 vite burg në Greqi. Celibashi argumentoi vendimin e tij duke thënë se për një rast dënimi jashtë vendit, KQZ lexon vendimin e prokurorisë, sipas së cilës, Ismailaj për veprën penale të "Rrahjes" në Shqipëri do të ishte dënuar me gjobë, gjë që nuk e çon atë në kushtet e ndalimit të kandidimit.

Në formularin e dekriminalizimit që ka dorëzuar pranë KQZ-së në vitin 2019, Ismailaj nuk e ka treguar këtë dënim, duke iu përgjigjur me “Jo” të gjitha pyetjeve mbi problemet që mund të ketë pasur në të shkuarën me drejtësinë shqiptare apo të vendeve të tjera. Mandati i Ismailajt nuk do të vihej në dyshim nëse ky i fundit do ta deklaronte veprën penale me të cilën ishte dënuar, pasi ajo nuk futet tek ajo kategori që do t’i pengonte kandidimin.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI