
Ariana Grande duket se po përjeton një periudhë të bukur në jetën sentimentale. Këngëtarja 33-vjeçare dhe ish-partneri i saj, Ricky Alvarez, janë shfaqur në momente mjaft intime në një video të re të realizuar për markën e saj të produkteve kozmetike, R.E.M. Beauty.
Në videon e publikuar më 7 nëntor në Instagram, Ariana i kërkon Ricky-t të gjejë se cilat produkte buzësh ka përdorur, vetëm përmes puthjeve. Balerini shfaqet me sytë e mbuluar nga një kapuç, ndërsa këngëtarja ulet në prehrin e tij dhe nis lojën.
Gjatë sfidës, dyshja shkëmben disa puthje, ndërsa Ricky përpiqet të dallojë produktet e ndryshme të buzëve përmes shijes dhe ndjesisë që ato lënë.
Në një moment, ai i kërkon Arianës një tjetër puthje, duke thënë se i nevojitet më shumë kohë për të gjetur përgjigjen e saktë. Këngëtarja ia plotëson dëshirën, ndërsa të dy duken mjaft të afërt me njëri-tjetrin.
Videoja u kthye shpejt në një tjetër dëshmi të afrimitetit mes tyre, pasi çifti duket se nuk po përpiqet më ta mbajë larg vëmendjes publike marrëdhënien e tyre.
Nga miqësia te një romancë e dytë
Ariana Grande dhe Ricky Alvarez u njohën në vitin 2015, kur ai iu bashkua këngëtares si balerin gjatë turneut të saj “Honeymoon Tour”. Marrëdhënia e tyre u kthye shpejt në një romancë, e cila zgjati deri në korrik të vitit 2016.
Pas ndarjes, të dy vazhduan jetën e tyre, por duket se rrugët e tyre u kryqëzuan sërish pas disa vitesh.
Në qershor të vitit 2026, ata u fotografuan së bashku gjatë një dreke me miq në Austin të Teksasit. Pak më vonë, Ariana nisi të jepte sinjale përmes performancave të saj, duke ndryshuar edhe vargjet e këngës “thank u, next”, ku përmend ish-partnerin.
Në një koncert, ajo këndoi: “Ne gjithmonë e gjejmë rrugën për t'u kthyer te njëri-tjetri”.
Në korrik, këngëtarja publikoi gjithashtu një video në Instagram ku shfaqej duke ndarë një moment të ëmbël me Ricky-n, duke lënë të kuptohej se romanca e tyre kishte marrë një tjetër drejtim.
Tashmë, shfaqja e tyre e fundit me puthje dhe përkëdhelje duket se është një tjetër shenjë se marrëdhënia mes tyre po ecën më së miri.