Flash

“Zot, më bëj të famshëm”, dokumentari i ri zbulon anën e errët të jetës së Matthew Perry-t

Lapsi.al 29 September 2026

 

Një dokumentar i ri për jetën e Matthew Perry-t sjell në vëmendje karrierën e aktorit të njohur të “Friends”, betejën e tij të gjatë me varësinë dhe anën e errët të famës që nuk arriti t’i mbushte boshllëkun e brendshëm.

Netflix publikoi të martën trailerin e ri të dokumentarit me tre pjesë, “The One About Matthew Perry”, i cili rrëfen jetën dhe karrierën e aktorit që u bë i famshëm në rolin e Chandler Bing në serialin kult “Friends”.

Në një nga momentet e trailerit dëgjohet zëri i Perry-t, i cili kujton një lutje që kishte bërë para se të bëhej i famshëm.

“Thashë: ‘Zot, mund të më bësh çfarë të duash, vetëm të lutem më bëj të famshëm’”, rrëfen aktori.

Pak kohë më vonë, ai mori telefonatën për rolin që do t’i ndryshonte jetën.

“E dija menjëherë se e gjithë jeta ime do të ndryshonte. Por Zoti nuk e harroi pjesën tjetër”, dëgjohet të thotë Perry.

Perry rrëfen gjithashtu se, ndonëse ishte i emocionuar kur arriti famën, shumë shpejt kuptoi se ajo nuk mund të zgjidhte problemet me të cilat po përballej.

“Unë mendoja se kjo do të bënte diçka tjetër. Por nuk e bën atë që mendoja se do të bënte”, shprehet ai.

Dokumentari trajton hapur luftën e aktorit me varësinë dhe përpjekjet e tij të shumta për t'u rikuperuar. Motra e tij, Mia Perry Bowick, thotë në trailer se historia e vëllait të saj kishte një përzierje të komedisë dhe tragjedisë.

“Historitë e mëdha kanë gjithmonë komedi dhe tragjedi brenda tyre, dhe kjo ishte padyshim historia e Matthew-t”, shprehet ajo.

Sipas saj, Perry kishte shpenzuar miliona dollarë në përpjekje për të hequr dorë nga varësia.

“Ai fliste shpesh për atë ndjesinë e boshllëkut, të vetmisë, që nuk arrinte ta luftonte”, tregon motra e aktorit.

 

Matthew Perry u gjet i vdekur në vitin 2023, në moshën 54-vjeçare. Sipas Zyrës së Mjekësisë Ligjore të Los Angeles County, shkaku kryesor i vdekjes ishte efekti akut i ketaminës. Raporti përfundimtar përmendi gjithashtu mbytjen, sëmundjen e arterieve koronare dhe efektet e buprenorfinës si faktorë të tjerë që kontribuuan në vdekjen e tij.

Në periudhën para vdekjes, Perry po merrte terapi me infuzion ketamine. Ish-asistenti i tij, Kenneth “Kenny” Iwamasa, u dënua me 41 muaj burg për rolin e tij në mbidozën fatale të aktorit.

Dokumentari me tre pjesë “The One About Matthew Perry” do të publikohet në Netflix më 27 tetor dhe përfshin intervista me miq, ish-partnere romantike dhe kolegë të aktorit.

Të këshilluara

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI