Flash

Madonna “shpërthen” në VMAs 2026, batutat e saj bëhen virale në rrjet

Lapsi.al 28 September 2026

Madonna  ishte një nga personazhet më të komentuar të MTV VMAs 2026, jo vetëm për shtatë çmimet që fitoi, por edhe për momentet e saj të papritura dhe plot humor gjatë ceremonisë.

Gjatë pranimit të çmimit “Best Dance”, Madonna u shfaq në skenë së bashku me Troye Sivan dhe Charli XCX, por pranoi hapur se nuk ishte plotësisht e qartë se për cilin projekt po merrte çmimin.

Charli XCX ndërhyri për t’i shpjeguar se trofeu ishte për filmin “Confessions II”.Madonna vazhdoi me batutat e saj, duke iu kërkuar Sivan dhe Charli XCX të afroheshin.

“Mos qëndroni kaq larg. Ejani këtu”, u tha ajo. Më pas, këngëtarja falënderoi regjisorët David Toro dhe Solomon Chase për punën e tyre në projekt.

Por Madonna nuk u ndal me kaq.  Këngëtarja e “Like a Virgin” e nisi fjalimin e pranimit të çmimit duke hequr xhaketën e saj prej lëkure dhe duke bërë sikur po nxirrte “këtë gjë nga të pasmet”, për të cilën tha se kishte qenë “aty gjithë natën”.

Më vonë, u përpoq ta sqaronte shakanë.

“Ju nuk e kuptuat shakanë time, apo jo? Për lazerin në të pasme. E kuptuat?”, pyeti ajo publikun, duke iu referuar performancës së saj hapëse në ceremoninë e ndarjes së çmimeve.

“Ishte aty gjithë natën dhe pastaj e hoqa. Gjithsesi”, shtoi ajo.

Madonna e përfundoi fjalimin duke folur me entuziazëm për dashurinë e saj për kërcimin.

“Kërcimi i bashkon të gjithë. Në pistën e kërcimit jemi të gjithë të barabartë.”


Përdoruesit e rrjeteve sociale e vlerësuan Madonna-n, e cila ishte artistja më e shpërblyer e mbrëmjes me shtatë çmime, edhe për faktin se pranoi se nuk e dinte saktësisht për çfarë po merrte një prej trofeve.

Por vëmendjen e madhe e mori edhe një tjetër moment, kur ajo vuri në qendër të vëmendjes Sabrina Carpenter gjatë pranimit të çmimit për “Best Collaboration”.

Kur të dyja u ngjitën në skenë, Madonna, e cila me shaka u shfaq si “e paduruar”, tregoi se si kishte lindur bashkëpunimi i tyre për këngën “Bring Your Love”.

“Kur kaluan pesë ditë dhe ende nuk isha lidhur me Sabrina-n dhe nuk kisha dëgjuar prej saj nëse donte të bënte një këngë me mua — pesë ditë! — i dërgova një mesazh privat”, tregoi Madonna.

Carpenter, 27 vjeç, e priti me të qeshur batutën, por më pas këmbënguli të sqaronte situatën:

“Ekipi im po çmendet prapa skene. Ekipi im përgjigjet! Vetëm që ta dinë të gjithë, ata u përgjigjen njerëzve!”

“Unë përgjigjem më shpejt”, shtoi ajo. “Kështu që kontakti direkt me mua është gjithmonë mënyra më e mirë për të më kontaktuar.”

Momenti u bë menjëherë viral në rrjetet sociale.

Një përdorues në X reagoi me fjalën “ouch”, ndërsa një tjetër shkroi se Carpenter dukej “e shokuar nga guximi” i Madonna-s.

Të tjerë pretenduan se këngëtarja e “Espresso” dukej sikur po përpiqej t’ia shkurtonte fjalimin Madonna-s, pasi kjo e fundit “vazhdonte të thoshte gjëra pa lidhje”.

Madonna dhe Sabrina Carpenter e nisën ceremoninë duke performuar së bashku këngën e tyre “Bring Your Love”, ndërsa më pas Charli XCX iu bashkua Madonna-s për performancën e “Danceteria”. Kjo ishte performanca e parë e Madonna-s në MTV VMAs pas më shumë se dy dekadash.

 

Të këshilluara

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI