Flash

Pas gati dy dekadash, Brendan Fraser dhe Rachel Weisz rikthehen në “The Mummy 4”

Lapsi.al 29 September 2026

Fansat e sagës “The Mummy” kanë një arsye për t’u entuziazmuar. Brendan Fraser dhe Rachel Weisz janë rikthyer në xhirime për filmin e katërt të serisë, duke rimarrë rolet ikonike të Rick dhe Evelyn O’Connell.

Brendan Fraser, 57 vjeç, u fotografua në një ish-bazë ushtarake në Suffolk të Anglisë, teksa xhironte një skenë aksioni. Aktori shfaqej me veshjen karakteristike të personazhit të tij, ndërsa në një prej skenave u përfshi edhe një makinë e vjetër garash.

Në anën tjetër, Rachel Weisz po xhironte në Londër. Aktorja rikthehet si arkeologia Evelyn Carnahan dhe u fotografua pranë British Museum, e veshur me një kostum që i përshtatet periudhës së filmit.

Weisz kishte veshur një xhaketë të shkurtër kafe, fund me pika në ngjyrë mustardë dhe një kapele. Në duar mbante një çantë prej lëkure dhe një aparat fotografik, duke sjellë sërish në ekran pamjen e Evelyn Carnahan.

Fraser dhe Weisz u bënë pjesë e sagës për herë të parë në vitin 1999, me filmin “The Mummy”. Dyshja u rikthye në vitin 2001 me “The Mummy Returns”, por Weisz nuk mori pjesë në filmin e tretë, “The Mummy: Tomb of the Dragon Emperor”, të publikuar në vitin 2008.

Rikthimi i saj në filmin e katërt shënon kështu një ribashkim të shumëpritur të dy protagonistëve të parë të sagës.

Në kastin e “The Mummy 4” pritet të jenë gjithashtu Oded Fehr, John Hannah dhe Kevin J. O’Connor.

Detajet e komplotit ende nuk janë bërë publike, ndërsa filmi drejtohet nga Matt Bettinelli-Olpin dhe Tyler Gillett, të njohur për “Ready or Not” dhe filmat e rinj të serisë “Scream”.

“The Mummy 4” pritet të publikohet në tetor 2027.

Të këshilluara

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI