Flash

Tom Brady dhe mesazhi misterioz për Gisele Bündchen: “Dashuri e vërtetë”

Lapsi.al 28 September 2026

Tom Brady përdori rrjetet sociale për t’i dërguar një “gisht të mesit” ish-bashkëshortes së tij, supermodeles Gisele Bündchen, pasi ajo u bë nënë e një djali me bashkëshortin e saj të ri, Joaquim Valente, sipas një libri të ri kushtuar legjendës së futbollit amerikan.

Një muaj pasi Bündchen solli në jetë fëmijën e saj të parë me Valente në shkurt 2025, Brady publikoi një foto në Instagram, në atë që duket se ishte një mesazh i koduar për ish-bashkëshorten.

“Pak më shumë se një muaj pas lindjes, Brady publikoi një foto të tij në Instagram — mënyra e tij e preferuar për të komunikuar publikisht, shpesh në mënyrë të koduar”, shkruan autori Lars Anderson në librin e tij të ri, Brady: An American Story and the Price of Greatness.

Më tej, Anderson përshkruan foton ku Brady shihet duke hedhur një top në momentin e perëndimit të diellit.

Poshtë fotos, ish-ylli i NFL kishte shkruar vetëm dy fjalë: “True Love” – “Dashuri e vërtetë”.

Sipas autorit, kjo ishte pikërisht shprehja që Gisele Bündchen kishte përdorur vazhdimisht për të përshkruar marrëdhënien e Brady-t me futbollin amerikan.


Sipas Anderson, për njerëzit e afërt me Brady-n, postimi nuk linte shumë vend për interpretime. Autori pretendon se një mik i ish-kampionit të NFL e përshkroi postimin si: “Gishti i mesit”.

Brady, 49 vjeç, dhe Bündchen, 46 vjeç, u divorcuan në tetor 2022, pas 13 vitesh martesë. Çifti ka dy fëmijë së bashku, Benjamin, 16 vjeç, dhe Vivian, 13 vjeçe. Brady ka gjithashtu një djalë, Jack, 19 vjeç, nga lidhja e mëparshme me Bridget Moynahan.


Libri i Anderson pretendon gjithashtu se Brady bëri një përpjekje të fundit për të shpëtuar martesën me Bündchen në vitin 2022. Në të njëjtën periudhë, bashkëlojtarët dhe trajnerët e tij te Tampa Bay Buccaneers thuhet se u shqetësuan për gjendjen e tij pasi ai humbi rreth 9 kilogramë.

Ish-trajneri i Buccaneers, Bruce Arians, i tha Anderson se ishte e qartë se humbja në peshë lidhej me stresin e problemeve personale me të cilat po përballej Brady.

Madje, Arians e përshkroi gjendjen e tij me fjalët se Brady “dukej si një pacient me kancer, por me flokë shumë të bukur”. Sipas librit, Brady u kishte thënë drejtuesve të Buccaneers se duhej të “merrej me disa çështje personale” dhe kërkoi të largohej përkohësisht nga kampi stërvitor.

Ai mungoi për 11 ditë, ndërsa sipas Anderson, kjo ishte një përpjekje e fundit dhe e dëshpëruar për të mbajtur familjen e bashkuar. Kur u rikthye te skuadra, autori shkruan se gjendja emocionale e Brady-t dukej edhe më e rënduar.

“Shpirti i tij dukej më i thyer se më parë, sikur ato 11 ditë të mos kishin kaluar thjesht, por të kishin hapur kanione të thella në zemrën e tij”, shkruan Anderson në librin e tij.

Libri Brady: An American Story and the Price of Greatness publikohet të martën, më 29 shtator.

Të këshilluara

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI