Flash

Taylor Swift vendos rekord historik në VMAs, fiton për herë të 6-të “Video of the Year”

Lapsi.al 28 September 2026

Taylor Swift rrëmbeu çmimin më prestigjioz të mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke fituar “Video of the Year” për këngën “The Fate of Ophelia”, pjesë e albumit The Life of a Showgirl.

Gjatë fjalimit të saj, Swift zgjodhi të nderonte një prej figurave më të mëdha të muzikës country, , të cilën e cilësoi si “showgirl-in e fundit”.

Swift mposhti në këtë kategori Ariana Grande, Madonna, Bruno Mars, GENER8ION dhe Sabrina Carpenter, përpara se të merrte trofeun nga prezantuesi i mbrëmjes, Snoop Dogg.

“Jam shumë krenare për këtë”, tha Swift duke folur për videoklipin, të cilin e kishte realizuar vetë dhe që u publikua në tetor 2025. Ajo shpjegoi se kishte dashur që videoja të dukej sikur ishte realizuar në një plan të vetëm dhe se kishte mësuar shumë rreth mënyrave për të fshehur ndërprerjet gjatë montazhit.

Në fjalimin e saj, Swift falënderoi bashkëpunëtorët e projektit, veçanërisht drejtorin e fotografisë Rodrigo Prieto, për të cilin tha se i kishte dhënë besimin për të nisur të drejtonte vetë videoklipet e saj.

Por momenti më emocionues erdhi kur ajo ia dedikoi çmimin Dolly Parton.

“Dua ta falënderoj dhe t’ia dedikoj këtë çmim një personi pa të cilin asgjë nga kjo nuk do të ndodhte. Ai person është showgirl-i i fundit, Dolly Parton”, u shpreh Swift.

Ajo vlerësoi mënyrën se si Parton tregonte histori përmes këngëve të saj, duke thënë se çdo këngë e shkruar prej saj ishte aq e pasur dhe e gjallë, sa dukej si të shihje videoklipin më të mirë të mundshëm.

Dolly Parton ndërroi jetë në fund të gushtit, në moshën 80-vjeçare, pas një beteje me kancerin. Lajmi shkaktoi reagime të shumta në botën e muzikës dhe kulturës.

Swift kujtoi gjithashtu ndikimin që Parton kishte pasur te fansat e saj.

“Jam me fat që pata mundësinë të isha një prej tyre dhe do të jem gjithmonë një prej tyre. Ju dua shumë të gjithëve. Mendoj se të gjithë ishim shumë me fat që ndamë këtë planet me Dolly Parton për një kohë”, tha ajo.

Të këshilluara

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI