Flash

Zjarri në Drenie/ Përhapen flakët, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Lapsi.al 12 August 2026

Vatra e zjarrit në masivin pyjor të Drenies vijon të mbetet aktive edhe gjatë ditës së sotme, duke krijuar një situatë mjaft kritike. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme nga ajri ditën e djeshme, flakët u riaktivizuan sërish gjatë mesnatës, duke u afruar rrezikshëm pranë zonave të banuara.

Fatmirësisht, reagimi i shpejtë i shërbimeve zjarrfikëse dhe forcave të ushtrisë bëri të mundur shmangien e një tragjedie në kohë dhe mbrojtjen e shtëpive. Zjarri ka marrë një përhapje të gjerë nëpër masivin pyjor. Përballë kësaj situate, forcat e ushtrisë dhe ekipet e zjarrfikësve ndodhen në terren ku po punojnë pa ndërprerje nën një terren të thyer e të vështirë kodrinor për të vënë flakët nën kontroll.

Për shkak të përmasave të vatrës dhe rrezikut të përhapjes së mëtejshme, Prefektura e Qarkut Fier ka bërë kërkesë zyrtare për ndërhyrje të dytë nga ajri për të neutralizuar përfundimisht vatrën.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI