Flash

Goditet rrjeti i trafikimit të klandestinëve në Britani, mes të akuzuarve dy shqiptarë

Lapsi.al 12 August 2026

Një 44-vjeçar shqiptar është i akuzuari i radhës nga Agjencia Kombëtare e Krimit në Britaninë e Madhe, si pjesë e një grupi që transportonte emigrantë të paligjshëm me varkë drejt bregdetit të Essex-it.

I akuzuari është Fation Kalemaj, pa adresë fikse banimi në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas mediave të huaja, ai u dërgua përpara Gjykatës së Magjistraturës në Bradford nën akuzën e lehtësimit të imigracionit të paligjshëm, ku gjykata vendosi lënien e tij në paraburgim deri në seancën e radhës më 10 shtator. 

Mësohet se, Kalemaj nuk është i vetmi shqiptar i përfshirë në këtë operacion trafikimi. Mes katër personave të tjerë të arrestuar më parë dhe të dërguar në gjykatë, figuron edhe një tjetër bashkëatdhetar:

Illia Prendi, 57 vjeç (shqiptar)
Konrad Dabrowski, 25 vjeç (polak)
Damian Ciuron, 41 vjeç (polak)
Christian Albano, 45 vjeç (italian)

Media angleze raporton se, që të gjithë përballen me akuza të rënda për ndihmë dhe lehtësim të hyrjes së paligjshme të emigrantëve në territorin britanik.

Ngjarja u regjistrua kur varka me emigrantë mbërriti në pikën bregdetare të Holland-on-Sea, pranë Clacton-it. Tre nga anëtarët e rrjetit u kapën në vendngjarje, ndërsa një i katërt u bllokua në det gjatë një operacioni të Komandës së Sigurisë Kufitare dhe Rojës Bregdetare.

Ndërkohë, gjashtë personat që ndodheshin në bordin e anijes si klandestinë janë ndaluar nga autoritetet dhe i janë kaluar Zbatimit të Ligjit për Imigracionin për procedurat e dëbimit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI