Flash

Tensione në Kuvendin e Kosovës/ Ministrja Gërvalla përplaset me deputetët e PDK, Musliu i hedh ujë

Lapsi.al 12 August 2026

Salla e seancave plenare në Kuvendin e Kosovës është përfshirë nga tensione të forta gjatë aktivitetit të përvitshëm me bashkatdhetarët e mërgatës.

Përplasja nisi pasi ministrja në detyrë e Drejtësisë dhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Gërvalla, hyri në sallë për të takuar mërgimtarët, ku u përball me opozitën.

Deputetet e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, Eliza Hoxha dhe Ganimete Musliu, i janë afruar duke i kërkuar me ton të ashpër thirrjen e seancës konstituive, “Thirre seancën! Boll më me performanca, thirre seancën!”

Gërvalla i është përgjigjur duke i ftuar për dialog, “Ejani në takim, pse s’po vini, pse po tuteni?”

Situata është përshkallëzuar më tej kur deputeti i PDK-së, Artan Behrami, e ka akuzuar Gërvallën se ka dërguar dosje kundër UÇK-së në Gjykatën Speciale, pretendim të cilin ajo e hodhi poshtë duke iu përgjigjur, “Mos rrej”. Në këtë moment, deputetja Ganimete Musliu e ka lagur Gërvallën me ujë.

Debati dhe përplasjet verbale nuk kanë ndaluar me ministren Gërvalla, por janë shtrirë edhe te deputetët e tjerë të Vetëvendosjes, si Ardian Gola dhe Arbërie Nagavci, ndaj të cilëve deputetët e PDK-së përsëritën kërkesën për thirrjen e seancës. Për shkak të kaosit dhe përplasjeve të vazhdueshme brenda sallës plenare, aktiviteti i Kuvendit me pjesëtarët e mërgatës është pezulluar përkohësisht.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI