Flash

VIDEO/ "Rama jepe dorëheqjen" edhe në mbrëmjen e maturës në Pogradec

Lapsi.al 1 July 2026

Në ditën e 32-të të protestës, thirrjet “Rama jep dorëheqjen” nuk dëgjohen më vetëm në rrugët kryesore të Tiranës dhe në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pranë Kryeministrisë. Ato tashmë janë kthyer në një refren që shfaqet në forma të ndryshme edhe në aktivitete të tjera publike.

Një prej rasteve të fundit u regjistrua në mbrëmjen e maturës 2026. Maturantët e një shkolle në Pogradec kanë zgjedhur pikërisht këtë thirrje për të mbyllur eksperiencën e tyre të gjimnazit, duke e kthyer momentin festiv në një mesazh publik. Thirrja, e cila prej ditësh është pjesë e protestave, tashmë është bërë pjesë edhe e disa momenteve simbolike jashtë tyre. 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI