Flash

Video prekëse/ Çifti filmon veten nën rrënoja në Venezuelë: Nëse nuk shpëtojmë...

Lapsi.al 30 June 2026

Është bërë virale videoja e filmuar nën rrënoja e një çifti, burrë dhe grua që ishin bllokuar nën një ndërtesë që u shemb pas tërmetit që shkatërroi Venezuelën. Fillimisht ata pyesin njëri tjetrin për gjendjen. 

Të bindur se po jetonin çastet e tyre të fundit, burri dhe gruaja regjistruan një video me telefon ku i lëshonin një mesazh prekës djalit dhe familjarëve të tyre.

Gjatë video-regjistrimit, çifti dëgjonte dhe filmonte goditjet e mjeteve të ekipeve të emergjencës që po gërmonin sipër tyre.  Pas kërkesës për "heshtje totale" nga ekipet e kërkim-shpëtimit për të lokalizuar zërat, ata u gjetën dhe u nxorën të gjallë nga rrënojat e ndërtesës së shembur.

Tërmeti i dyfishtë me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ka shkaktuar dëme katastrofike në Venezuelë. Bilanci zyrtar po përditësohet vazhdimisht dhe raportohet për mbi 1,700 të vdekur dhe mijëra të zhdukur. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI